30.05.2019 - 17:41
Pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Huawei ka ardhur edhe reagimi nga gjigandi kinez i tekonolgjisë.
Huawei do ta çojë këtë çështje në një gjykatë amerikane që të anulojë vendimin e administratës Trump ndaj tyre.
Gjigandi kinez, vendimin e apelimit e bëri pak kohë më parë duke e cilësuar ligjin si anti kushtetues.
Gjithashtu Huawei thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin të gjitha masat e njëanshme edhe kundër shoqërive të tjera kineze.
Kujtojmë se administrata e presidentit Trump firmosi një ligj ku u ndalon shoqërive amerikane të shesin ose të transferojnë teknologji tek Huawei.