MENU
klinika

Do habiteni

Mësoni a do sëmureni nga kanceri apo jo!

31.05.2019 - 17:54

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambjentale që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.

Hulumtimi është pjesë e kërkimeve më të gjera shkencore, mbi rolin e atij që konsiderohet ‘fat i keq’ në nisjen e tumoreve.

Kërkuesit e drejtuar nga Piergiuseppe Pelicci, profesor në universitetin e Milanos, zbuluan se një prej ndryshimeve genetike më të shpeshta dhe më të rëndësishme për zhvillimin e kancerit, ‘translokimi kromozomal’, nuk ndodh rastësisht tek genoma, por është i parashikueshëm dhe i provokuar nga ambjenti jashtë qelizës.

Çfarë i shkakton këto ndryshime?

Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambjentin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.

Studimi italian anon tek kjo e dyta. Hartuesit e tij shpjegojnë se aktiviteti i geneve, kontrollet prej sinjaleve specifike, nga ambjenti ku ndodhen qelizat tona, i cili influencohet dhe ai vete prej sjelljeve tona e mjedisit ku jetojmë.

Ky zbulim, sipas Pelicci-it, tregon se fati nuk ka asnjë lidhje me gjenezen e translokimeve, ndërsa ofron gjithashtu një motiv shkencor bindës në mbështetje të përpjekjeve, për parandalimin e tumoreve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biopsia e palcës së kockave

A është e dhimbshme procedura e biopsisë?


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?