MENU
klinika

Ja ç’duhet të bëni

Doni të zgjoheni energjikë në mëngjes?

01.06.2019 - 13:23

Nëse për ju të zgjoheni në mëngjes është sfidë më vete, ne sot përmes këtij artikulli ju sjellim disa këshilla sesi të zgjoheni më të freskët në mëngjes.

Qëndrimi me orë të tëra në internet, konsumimi i kafes para se të flemë, e bëjnë të pamundur që ne të jemi të freskët për ditën tjetër.

Këshilla e parë është që të shkoni në shtrat më herët. Nëse ju jeni në internet deri natën vonë është koha për të ndryshuar këtë zakon.

Bëni një rutinë, pasi trupi juaj pëlqen rutinën. Për këtë arsye, ne jemi gjithmonë të uritur në të njëjtën kohë të ditës. Nëse ju e ktheni në rutinë, është shumë më e lehtë që të zgjoheni herët në mëngjes. Fusni më pak kafeinë në trupin tuaj dhe ju menjëherë do të vini re ndryshimin në shprehitë tuaja, në lidhje me kohën që ju të shkoni në shtrat.

Dhe në fund, gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët në mëngjes. Ushtrimi është një fillim i mirë dhe një arsye e mirë për tu zgjuar nga shtrati.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj