Alex Rodriguez ka pasur probleme të shumta ligjore gjatë këtij viti me ish-partneren e tij, Cynthia Scurtis.
Megjithatë duket se tashmë ata e kanë hedhur çdo gjë pas krahëve falë fëmijëve të tyre. Së fundmi vajza e Alex dhe Cynthia, Natasha ka festuar për mbarimin me sukses të vitit shkollor dhe prindërit e saj nuk kanë munguar në festë.
Përveç tyre edhe Jennifer Lopez ishte e pranishme dhe të gjithë kanë pozuar bashkë për një fotografi.
Nëse shumë mund të mendonin se ky ka qenë një moment i sikletshëm, duket se për Jennifer, Alex dhe Cynthia gjithçka ka shkuar pa asnjë problem.
View this post on Instagram
Të tre ata shfaqen të lumtur në foto dhe pavarësisht lidhjeve që kanë me njëri-tjetrin, ata dinë si t’i ruajnë raportet si tre të rritur të qytetëruar.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Jennifer dhe Alex përballen me një situatë të tillë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Lopez u shfaq duke kënduar në festën e vajzës së saj përkrah Rodriguez dhe ish-partnerit të saj, Marc Anthony.