MENU
klinika

Aktori i humorit i jep fund beqarisë

Gaz Paja sot gati për ceremoninë madhështore të martesës

01.06.2019 - 15:02

Një dasmë e improvizuar u organizua të dielën e fundit të sezonit “Portokalli”, ku vetë aktori në rolin e Ylvi Bakërrit ishte ftuar bashkë me Genën të këndonin në dasmën e Gaz Pajës.

Por edhe pse nuk kishte bërë publike një datë të ceremonisë së vërtetë të martesës me partneren e tij Ira Seferi,  dasma VIP u përfol shumë dhe kjo dasmë do të organizohet sot në mbrëmje në ambientet e hotelit luksoz “Plaza” në qendër të Tiranës.

Të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të tij, aktorit të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me Irën një vajzë e panjohur për publik.

 

 

Nuk dihet nëse në kulmin e dasmës, dhëndri më i ri  do të marrë mikrofonin dhe të performojë këngët e tij të preferuara, shumë prej të cilave ka arritur t’i realizojë si profesionist i vërtetë në netët e spektaklit të humorit prej nga e nohim të gjithë.

Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin “haute couture”.

Ndërkohë partnerja e tij Ira postoi në “Instagram” disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, Gazi preferoi ta “ngrijë” “Instagram”-in këto ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia.

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, vendos t’i japë fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ira, një festë beqarie para dasme

Drejt fundit beqaria e Gaz Pajës