MENU
klinika

Reagimi

Bashkim kombëtar? Tahiri: Ideja e Thaçit antikushtetuese!

02.06.2019 - 12:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me deklaratat e fundit ka hedhur disa herë hipotezën për bashkim kombëtar.

Duke përmendur izolimin që është duke iu bërë Kosovës nga BE-ja, i pari i shtetit thotë se kjo është një nevojë e pashmangshme e Kosovës.

Megjithatë, deklaratat e Presidentit, shihen me skepticizëm nga ana e njohësve të çështjeve politike në vend për pamundësinë e realizmit të saj.

Politologu kosovar, Ramush Tahiri, thotë se ideja e Bashkimit Kombëtar, është një ide e vjetër dhe se me Kushtetutë e ka të ndaluar bashkimin me shtetet e tjera.

“Ideja e Bashkimit Kombëtar është ide shumë e vjetër, është prej Rilindjes e këndej sepse të gjithë popujt kanë krijua shtetet kombëtare në bazë etnike dhe kur është krijues Shqipëria shtetet fqinje kanë marrë territore të saj dhe Shqipëria etnike nuk është bërë dhe tash edhe 100 vjet pas përkufizimit shtetëror, kjo ide ka mbet aktuale. Kuvendi i saj ka të drejtë me nxjerrë deklaratë ose vendim për bashkim me cilindo shtet tjetër”, tha Tahiri,

Idenë e presidentit Thaçi, Tahiri e cilëson si një ide që ka mbështetje, por sipas tij kjo nuk mund të bëhet për momentin, me arsye se Kosova është përcaktuar në çështje tjera jetike, për sovranitet e integrim në BE.

“Kërkesa e presidentit Thaçi është ide serioze, është ide që ka mbështetje dhe si president ka përgjegjësi të caktuara, a do realizohet kjo ide, mbetet të shihet se a do ketë iniciativë në Kuvend dhe si do reagon Bashkësia Ndërkombëtare, por si ide nuk mundet askush me e mohu.

Nuk është aktuale ideja e bashkimit kombëtar për momentin, por mund të bëhet. Për momentin Kosova është përcaktua që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, të bëhet anëtare e OKB-së dhe BE-së dhe kufijtë mos të ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe mes rajonit, populli shqiptar ka interes që të mos ketë kufij me shtetet fqinje”, përfundoi Tahiri.