MENU
klinika

Takimi Rama-Stoltenberg

Influenca ruse në rajon/ Rama: Nuk është sekret që…

02.06.2019 - 16:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama kanë folur edhe për mundësinë e influencës ruse në rajon, duke iu referuar protestave të shumta në Beograd, Shqipëri e më tej.

Kreu i NATO-s tha se Rusia ka bërë përpjekje gjithmonë për t’u përfshirë në proceset e ndryshme në BE e NATO duke lënë kryeministrin Rama të flasë për Shqipërinë.

“Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë në dialog. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për t’u përfshirë në proceset tona të ndryshme dhe në vendet aleate të NATO-s. Për vendin tuaj do t’ia lija kryeministrit”, u shpreh Stoltenberg.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë theksoi se qasja e Rusisë ndaj NATO-s dhe BE-së e proceseve integruese nuk është miqësore.

Por Rama foli dhe për një situatë të pazakontë në Shqipëri, ku sipas tij disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe po përpiqen të ndodhë.

rama-stoltenberg-konica.al
rama-stoltenberg-konica.al

“Nuk është sekret që qasja e Rusisë ndaj NATO-s, ndaj BE-së, ndaj proceseve integruese, nuk është një qasje miqësore.

Së dyti, unë dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe me sa duket përpiqen që të ndodhë këtu.

Do të ishte pa diskutim një njollë e pashlyeshme për vendin tonë, si një vend anëtar i NATO-s e cila nuk është një aleancë ushtarake por aleanca ushtarake e një grupi vendesh që ndajnë parime dhe vlera që nuk negociohen.

Patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhem me interesat e vlerat as të NATO-s e as të BE-së dhe si e tillë me apo pa dashje çon ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë integrimin e vendit as në NATO e as në BE”, deklaroi Rama.