MENU
klinika

Maradona bën deklaratën shokuese

“Unë po vdisja, ato blinin apartamente”

02.06.2019 - 20:17

Diego Armando Maradona kthehet të flasë për veten,veçanërisht për shëndetin, që po e shqetëson prej kohësh.

“El Pibe de Oro” është shtruar në një klinikë për t’u kuruar nga pagjumësia. I është nënshtruar një terapie duke marrë ilaçe për 4 ditë e 4 netë.

Por cili është problemi i legjendës argjentinase të futbollit?

“Unë isha duke vdekur, ndërsa ato blinin apartamente në Miami…”, Maradona u referohet vajzave të tij, me të cilat ka patur probleme të vazhdueshme.

Shtrimi në një klinikë të Buenos Airesit ka qenë i programuar, pra nuk ka qenë diçka e papritur, por është vetëm shqetësimi i fundit me të cilin Maradona është përballur.

Pas problemeve që shfaqi në ndeshjen Argjentinë-Nigeri në “Rusi 2018”, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në sistemin tretës për shkak të hemorragjisë.

Problemet me pagjumësinë mësohet se i janë shfaqur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me vajzat e tij.

Arsyet janë ekonomike, sepse ato kanë patur kërkesa të vazhdueshme për të zbrazur xhepat e tij.

“Herën e fundit, kur u takova me vajzat, ato më kërkuan ca dollarë. Prej kohësh nuk arrij të fle. Nuk po them se vajzat e mua po zbrazin bankën, por ato duan të ndryshojnë realitetin, jetën time.”, i ka treguar ai avokatit të tij.

Kurat e mëparshme nuk kanë dhënë efektet e pritshme, kështu që Maradona nisi këtë terapi që e vuri në gjumë për 4 ditë e 4 net rresht.