MENU
klinika

Nis hetimi

Maradona sulmon SHBA-në dhe Trump

04.04.2019 - 14:26

Ai është legjendë e futbollit botëror dhe natyrisht që çdo deklaratë e tij përbën lajm, sidomos kur lidhet edhe me politikën, për më tepër, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Fjala është për Diego Armando Maradonën, tani trajner i Dorados Sinaloa në Meksikë. Argjentinasi tashmë është nën hetim, pasi komentet mbi politikën në futboll nuk lejohen në bazë të kodit etik të këtij shteti.

Maradona deklaroi: “Dua t’ua dedikoj fitoren presidentit Maduro dhe gjithë popullit venezuelian, të cilët vuajnë për shkak të amerikanëve.

Ata janë sherifat e botës dhe mendojnë se mund të komandojnë botën, sepse kanë  bombën më të madhe në botë. Por, ai kukull që ata kanë si president nuk do të arrijë të na blejë”.

Këto fjalë kanë bërë që një hetim të hapet për Maradonën, i cili rrezikon të dënohet nga federata. Nuk është hera e parë që Maradona komenton presidentët e Amerikës. Trump është rasti fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”