MENU
klinika

Deklarata

Zyrtari i lartë i OSBE ‘zbarkon’ në Tiranë, ‘shuplakë’ opozitës

03.06.2019 - 12:02

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, njëherazi edhe zyrtar i lartë i OSBE, Miroslav Lajčák foli në lidhje me protestën e 7-të kombëtar të opozitës.

Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, Lajčák tha se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë.

Ai gjithashtu nxiti aktorët politikë që të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve. Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.

Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare.”, tha Lajčák.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika