Matt Damon e Christian Bale, janë dyshja që qëndron përballë Ferrarit në filmin më të ri.
Matt Damon dhe Christian Bale nxisin dëshirën për shpejtësi në realizimin e ri filmik, “Ford v. Ferrari”, për të cilin është publikuar tashmë edhe trajleri .
Në skenat e para, shikuesit mund ta shohin Damon në rolin e dizajnerit amerikan, Carroll Shelby, derisa Bale është në rolin shoferit të patrembur, Kevin Miles.
Në këtë film dy personazhet përpiqen të ndërtojnë një automjet që do t’ia kalojë Enzo Ferrarit. Kjo është sfida më e madhe e parashtruar në subjektin e filmit.
Filmi i bazuar në ngjarje të vërtetë është realizuar me regji të James Mangold, ndërsa sjell dyshen Shelby dhe Miles që luftojnë kundër ndërhyrjes së korporatës, ligjeve të fizikës dhe egos personale, për të ndërtuar një automjet revolucionar për Ford Motor Company që do të garojë me Ferrarin në Francë në vitin 1966.
Në trajler tregohet adrenalina e garave, ndërsa krahas dy aktorëve kryesorë, luajnë edhe Jon Bernthal, Caitriona Balfe, Tracy Letts, Josh Lucas, Remo Girone e Ray McKinnon.
Filmi do të shfaqet në kinema nga 15 nëntori i këtij viti.