MENU
klinika

Fitër Bajrami

“Bashkë me urimin ka edhe një…”, për çfarë kërkon ndjesë Braçe?

04.06.2019 - 09:33

Zv.kryeministri Erion Braçe, përveçse urimit për të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit ka kërkuar edhe një ndjesë.

Ai shkruan se ka dëshirë të kërkojë ndjesë për të gjitha shqetësimet e ardhura në mënyrën më të pashembullt sipas tij nga politika.

Postimi i plotë i Braçes:

Cdo shqiptari te besimit islam,
dua ti uroj me gjithe shpirt:
GEZUAR BAJRAMIN E MADH!

Posacerisht njerezve te mire e punetore ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Cerme Proshke, Cerme Pasha, Kamp,
Cerme Shkumbin, Sulzotaj, Shen e Premte, Grabian, Tre Ura, Stravec, Ferras, Sopez, Spolate, Babunje, Gur, Mucias, Remas, Bedat, Adriatik, Kamenice, Kryekuq, Zharnec, Mize, Xeng, Bishtcukas, Germenj, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Can;
Kudo ku ka shqiptare besimtare ne Divjake, Lushnje padiskutim, Berat,
kudo;

PACI CDO TE MIRE NE SHTEPITE TUAJA, FAMILJET,
PER PRINDERIT E FEMIJET SE PARI, PASTAJ PER MIQTE E SHOKET,
VETEM MIRESI E DASHURI,
DEEJTESI E SOLIDARITET!

E di qe jeni plot ne shpirt pas ketij muaji te paqte, shenjuar nga lutja,
reflektimi e sakrifica, ndaj dua tu kerkoj ndjese per cdo shqetesim ardhur ne menyren me te pashembullt nga politika!

I keni dhene mesim te qarte ju,
gjithkujt nder politikane qe kete muaj,
ne dite si kjo, kujtohen per zot e besim,
flasin ne emer te tij e tyre,
ne emrin tuaj;
Kurre nuk kujtohen qofte edhe nje cast kur vjedhin, dhunojne, djegin, vrasin, urrejne, shajne e mallkojne,
nuk ndalen te mendojne, reflektojne,
mbeshtetur e mbi baze te vlerave te ligjit e besimit!

Sot eshte dita e besimtareve,
atyre qe duan e gjenden per tjetrin;
Sot nuk eshte dita e hipokriteve qe urrejne e ndajne mes njerezish,
vjedhin e vrasin, djegin e shkaterrojne,
duke kerkuar te fshihen tek Zoti!

Nder e respekt per cdo burre e grua qe beson e sillet si i tille cdo dite,
qe gjendet per tjetrin me dashuri e perkushtim,
ndan gjithe cka me cilindo ne nevoje!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në gjuhën tonë të bukur: shqip

Ju lutem mos uroni “Kurban Bajrami”!