Presidenti kinez Xi Jinping u takua me “mikun e tij më të mirë”, presidentin rus Vladimir Putin në Rusi të mërkurën, duke forcuar lidhjet ekonomike mes Moskës dhe Pekinit në mes të luftës tregtare të Kinës me Shtetet e Bashkuara.
Putini e hapi takimin e tyre dypalësh në Kremlin duke falenderuar Xi për ndihmën e vendeve të tyre për të arritur një qarkullim tregtar prej mbi 100 miliardë dollarë në vit dhe tha se marrëdhëniet ruso-kineze kanë arritur një nivel “të paprecedent”.
Xi pritet të kalojë tre ditë në vizitën shtetërore në Rusi, që përkon me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar vjetor të Shën Petersburgut dhe do të përkujtojë 70-vjetorin e krijimit të lidhjeve diplomatike midis dy vendeve.
Në një intervistë me mediat ruse të shtetit TASS përpara udhëtimit, udhëheqësi kinez e quajti Putin “mikun më të mirë”, duke shtuar se ai e çmonte “miqësinë e tyre”.
Vizita e Xi vjen pasi lufta tregtare midis SHBA dhe Kinës vazhdon të ushtrojë presion mbi të dyja ekonomitë. Në fillim të majit, pas ndërprerjes së bisedimeve tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit, administrata Trump rriti tarifat për 200 miliardë dollarë mallra kineze.
Pekini u përgjigj duke ngritur tarifat mbi 60 miliardë dollarë të eksporteve amerikane dhe duke shkallëzuar propagandën e saj antiamerikane. Më 30 maj, qeveria kineze akuzoi SHBA për “terrorizëm ekonomik”.
Ndërkohë, marrëdhënia mes Xi dhe Putinit mbetet e fortë. Që nga viti 2013, të dy udhëheqësit janë takuar gati 30 herë, sipas mediave shtetërore.
Qeveria kineze ka vlerësuar rregullisht marrëdhëniet e saj me Moskën, me Ministrinë e Jashtme duke thënë se në prill marrëdhëniet ishin në “nivelin më të mirë të historisë” të tyre.
Sipas Xi, volumi i tregtisë dypalëshe arriti më shumë se 100 miliardë dollarë në 2018, duke u rritur me 30% nga viti i kaluar. Importet e Kinës nga Rusia u rritën me 42.7% në 2018.
“Këto rezultate të dukshme të bashkëpunimit tonë të biznesit janë veçanërisht të vlefshme duke pasur parasysh mjedisin e tanishëm kompleks të tregtisë globale të ngadaltë dhe të investimeve dhe proteksionizmit në rritje në botë”, tha Xi për TASS..
Mediat shtetërore ruse dhe kineze thanë se pritej të nënshkruhen rreth 30 marrëveshje në një sërë fushash, duke përfshirë sigurinë, tregtinë dhe energjinë.