Menu

Shqetësohen shtetet baltike

Aleanca Kinë-Rusi, rrezik i madh për Perëndimin

14.09.2018

Ushtrimet ushtarake të Rusisë me Kinën këtë javë u përqendruan në kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara. Por së shpejti ato mund të kthehen në shqetësim edhe për sigurinë e kombeve evropiane.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Lojërat Vostok 2018, lojërat më të madha të Rusisë që nga viti 1981 në epokën sovjetike, përfshijnë më shumë se 300,000 trupa, duke përfshirë 3,200 nga Kina dhe një pjesë nga Mongolia.

Zyrtarët kinezë thanë se fokusi i stërvitjes ishin manovrat anti-terroriste, kundërsulmet, zhvillimi i aftësive të mbrojtjes si dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë me Rusinë.

Rusi-Kinë

“Stërvitja ka përmirësuar aftësitë e ushtrisë në të dy vendet për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë, tha të mërkurën Shao Yuanming, zëvendës shefi i departamentit të përbashkët të personelit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. “Kjo stërvitje është gjithashtu një provë e rëndësishme e aftësive luftarake të ushtrisë tonë” – u shpreh ai më tej.

Ushtrimet, të cilat filluan të martën dhe do të vazhdojnë deri të shtunën, po zhvillohen pas acarimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me tregtinë. Rusia po përballet gjithashtu me sanksionet e SHBA dhe të Bashkimit Evropian që kanë sjellë presion ekonomik dhe që çuan në një zhvlerësim të rubla.

Vostok 2018, ka shqetësuar seriozisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, veçanërisht shtetet baltike, që gjenden brenda sferës së influencës sovjetike, sidomos pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

“Ndërkohë që bashkëpunimi për sigurinë midis Kinës dhe Rusisë po rritet, veçanërisht në vitet e fundit, këto lidhje të ngushta mund të shqetësojnë disa vende të vogla, veçanërisht ata që e shohin agresionin ushtarak të Rusisë si një kërcënim”- tha një diplomat evropian me bazë në Azi.

Zëdhënësi i NATO-s tregoi se Rusia po përgatitej për konflikte në shkallë të gjerë. “I përshtatet një skenari që e kemi parë shumë herë: një Rusi më bindëse, që rrit ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes dhe praninë e saj ushtarake”, tha të martën White.

Putin

Jonathan Holslag, një profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Brukselit, tha se grupet e  politikave evropian po monitoronin nga afër se si Moska dhe Pekini po thellojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak.

“Bashkëpunimi i të dy vendeve, veçanërisht duke patur parasysh burimet natyrore të Rusisë dhe nivelet industriale të Kinës, në mënyrë të pashmangshme do të vinte si një sfidë e madhe për Perëndimin” tha Holslag.

Alexander Gabuev, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Carnegie Moscow, tha se marrëdhëniet e përmirësuara midis dy vendeve rrisin rrezikun e ndarjes së botës midis ekonomive të tregut udhëhequr nga SHBA dhe vendeve që e konsideronin SHBA si një kërcënim.

“Konkurrenca midis fuqive botërore është ringjallur dhe po bëhet gjithnjë e më shumë antagoniste”, tha Gabuev.

“E gjithë situata tani të kujton skenarin para Luftës së Parë Botërore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një epokë e re për marrëdhëniet mes tyre

Rusi-Kinë bashkojnë forcat kundër SHBA-së