MENU
klinika

Zbarkimi i trupave në Normandi

Ngjarja që bëri bashkë liderët botërorë

05.06.2019 - 19:22

Mbretëresha britanike, Elizabeta II, së bashku me liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donlad Trump dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel u mblodhën sot në Britani për të shënuar pushtimin detar më të madh në histori, çka i ka kontribuar përfundimit të Luftë së Dytë Botërore.

Mbretëresha, Princi Çarls, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, teksa së bashku me medaljet e tyre janë nderuar, pas përfundimit të filmit që ka treguar zbritjen e trupave në Normandi.

Kryeministrja britanike, Theresa May u shoqërua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në ngjarjet përkujtimore në Portsmuth.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri australian, Scott Morrison, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe liderë dhe figura tjerë shtetërore kanë qenë pjesë e këtyre organizimeve.

Protestat kundër presidentit amerikan u zhvilluan një milje larg në qendër të qytetit, por fokusi mbeti tek përkujtimi i ngjarjes.

Duartrokitjet më të ngrohta u rezervuan për veteranët kur ata arritën në skenë. John Jenkins, 99 vjeç, nga Portsmouth, ishte një rreshter i togave me Korpusin Royal Pioneer.

Trump lexoi një lutje të shkruar nga presidenti i atëhershëm amerikan, Franklin D Roosevelt.

Mbretëresha tha se fati i botës iishte varur nga suksesi i operacionit. “Heroizmi, guximi dhe sakrifica e atyre që humbën jetën kurrë nuk do të harrohen kurrë”, tha ajo.

May lexoi një letër nga Kapitenit Norman Skinner i Korpusit të Shërbimit të Ushtrisë Mbretërore, shkruar për gruan e tij, më 3 qershor 1944.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, lexoi letrën përfundimtare të Henri Fertet, një luftëtar i ekzekutuar 16 vjeç.

Në orët e para të 6 qershorit të vitit 1944, më shumë se 150,000 trupave të aleatëve, Britanisë, SHBA-së, Kanadasë dhe Francës, janë angazhuar nga Portsmushi dhe zona të tjera të afërta për të nisur sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Normandi, që kanë rezultuar me çlirimin e Evropës Perëndimore nga regjimi nazist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN