Kinsey Wolanski u bë e famshme brenda disa sekondash, teksa pushtoi fushën e lojës në finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.
Biondja bukuroshe bëri xhiron e botës, për shkak të mënyrës se si ishte veshur dhe sidomos sepse bëri publicitetin e një kanali që zotëron i fejuari i saj, Vitaly Zdorovetskiy (Vitaly Uncensored).
Kjo gjë u bë virale në rrjetet sociale teksa ajo arriti të kapte deri në 3 milion ndjekës në Instagram, nga 350 mijë që kishte përpara pushtimit të fushës.
Por, menjëherë, Instagram i bllokoi dhe fshiu llogarinë, pas ankesave edhe të UEFA-s.
Bukuroshja Kinsey u gjobit edhe me 5 mijë euro për shkelje të rregullores, ndërsa i dashuri saj që edhe filmoi atë u dënua me 15 mijë euro pasi nuk lejohej të hynte në stadium.