Anton, Sokol dhe Bardhok Përmakaj, tre vëllezërit e dënuar për masakrën e Pukës në vitin 2012 kanë hyrë në grevë urie.
Tre vëllezërit refuzojnë ushqimin që u jepet në burgun e Burrelit.
Ata shprehen se po i mohojnë të drejtat dhe po i fshehin dokumentat.
Sipas tyre, për këtë çështje kanë njoftur Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur.
Tre vëllezërit akuzohen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve nga familja Markaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Qelëz të Pukës në 29 Qershor të vitit 2012.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj.
Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.
Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët mbetën të plagosur.