MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 7 qershor?

07.06.2019 - 08:05

1678 – Elena Piscopia bëhet gruaja e parë në botë me doktoraturë në filozofi, kur diplomohet nga Universiteti i Padovës, Itali. Lindur në një familje fisnike në Venecia, Piskopia (1646 – 1684) fillimisht kishte kërkuar të studionte për teologji, por nuk u lejua nga Kisha – kështu ajo iu përkushtua filozofisë dhe matematikës. Megjithatë, arritja e saj nuk hapi menjëherë dyert për gra të tjera në shkolla të larta. Vetëm në fund të shekullit XX, një grua tjetër do të merrte një doktoraturë nga Universiteti i Padovës.

1741 – Maria Tereza e Austrisë kurorëzohet mbretëreshë e Hungarisë. Maria Tereza dhe burri i saj, Francis I, Perandori i Shenjtë romak, patën 16 fëmijë, përfshi mbretëreshën Marie Antoinette të Francës. Pas vdekjes së burrit të saj, Maria Tereza trashëgoi më shumë se 30 tituj sundimi e fisnikërie.

1788 – Virginia, territori i kolonisë së parë britanike të Amerikës (vitet 1600), bëhet shteti i 10 që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

1903 –Lindi Erik Arthur Blair – autor i novelave alegorike Animal Farm dhe 1984, të cilat i nënshkroi me emrin George Orwell – vdiq më 1950.

“Tani do t’ju tregoj përgjigjen e pyetjes time: Partia kërkon pushtetin për hir të pushtetit. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve, por vetëm për pushtet.…Ne jemi ndryshe; oligarkitë e së kaluarës dhe gjithë të tjerët ishin frikacakë dhe hipokritë. Nazistët dhe komunistët erdhën shumë afër me ne në metoda, por kurrë nuk patën guximin për të njohur motivet e veta. Ata pretendonin, ndoshta edhe besonin, se e kishin marrë pushtetin me dhunë dhe për një kohë të kufizuar…Ne nuk jemi si ata. Ne e dimë se askush kurrë nuk e kap pushtetin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet por qëllim. Një nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin; por bën revolucion për të vendosur diktaturën. Objekti i persekutimit është persekutimi. Objekti i torturës është tortura. Objekti i pushtetit është fuqia. Tani ju filloni të më kuptoni.”
George Orwell, “1984”

1924 – Presidiumi i Federatës Komuniste Ballkanike dhe Partia Komuniste italiane lëshojnë një manifest të përbashkët drejtuar klasës punëtore të Shqipërisë për të mbrojtur fitoret e revolucionit të qershorit.

1938 – Në Amerikë, miratohet ligji federal për pagën minimale (40 qindarka në orë). Sot kjo pagë ka arritur në rreth 10 dollarë në orë. Ekspertët thonë se me zhvillimet ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesë, paga minimale në SHBA duhej të kishte arritur në rreth 22 dollarë në orë. Përpjekje legjislative për rritjen e pages minimale vazhdojnë.

1960 – Dy kriptografë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSA) nisen për pushime në Meksikë – William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkojnë në Havanë, Kubë – ku hipin në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik. Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se “mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt”. Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike. Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 (56 vjeç). Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik – vdiq në Shën Petersburg më 2001 (72 vjeç).

1962 – Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi (5 vota për – 4 kundër), se lutjet fetare në shkollat publike shkelin Amendamentit të Parë të Kushtetutës që përcakton ndarjen e kishës nga shteti.
.
1982 – Greqia heq rregullin e rruajtjes së kokës të rekrutëve në ushtri.

1991 – Kroacia dhe Sllovenia shpallin pavarësinë e tyre nga Jugosllavia.

1993 – Kim Campbell zgjidhet në krye të Partisë Përparimtare Konservatore kanadeze dhe bëhet e para femër Kryeministre e Kanadasë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale