MENU
klinika

Çfarë u vendos për të?

I hodhi bojë në kokë rektorit, e pëson keq studentja në Shkodër

07.06.2019 - 13:40

“Pezullim deri në fund të këtij viti akademik”, ky është vendimi i marrë për studenten në Shkodër.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’.

Studentja, Pranvera Paçi i hodhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi.

Pas aktit të ndodhur më 10 maj të këtij viti, studentja është e detyruar të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fundvitit.

‘Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cënojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit‘, thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës.