07.06.2019 - 16:28
Ndalimi i produkteve të Huawei e vë sigurinë kombëtare amerikane në rrezik, deklaroi kompania Google, që sugjeron administratën Trump lidhur me ndalimin e kompanive amerikane për të shitur prodhimet në kompaninë kineze, bën të ditur ”Financial Times”.
‘’Nëse Huawei nuk mund të ketë përditësime për sistemin operativ Android nga Google, atëherë kompania kineze do të zhvillojë versionin e saj të modifikuar të Android, që do t’i bëjë telefonat më pak të sigurta dhe më shumë gjasa të jenë të hakeruara, madje edhe nga vetë Kina’’, shkruan FT.
Sipas FT, gjatë javëve të fundit Google ka kontaktuar Departamentin amerikan të Tregtisë për këtë çështje.