MENU
klinika

Në listë një shqiptar

Juventus ‘shënjestron’ 3 zëvendësuesit e Cancelos!

07.06.2019 - 20:15

Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo është shumë pranë transferimit te Manchester City për 50 milionë euro.

Sipas “La Stampa”, “Zonja e Vjetër” ka nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e portugezit.

Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici ka përpiluar një listë me emrat e mindshëm ku 3 janë më të mundshmit për tu bashkuar me kampionët e Italisë. 

I pari është Danilo, lojtari i Manchester Cityt, i cili nuk e ka bindur Pep Guardiolan dhe një largim i tij duket i sigurt.

Nga ana tjetër është shqiptari Elseid Hysaj, i cili është një emër, që përflitet në rast se trajneri i bardhezinjve do të jetë Maurizio Sarri (që me shumë gjasa do të jetë kështu).

Ndërkohë, i fundit është lojtari i Tottenhemit, Kieran Trippier, i cili nuk kërkohet vetëm nga Juventusi, por edhe Napoli e Interi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN