MENU
klinika

Anullimi i zgjedhjeve

Opozita e re mbledhje të papritur, deputeti i LSI “thumbon” Metën

09.06.2019 - 16:55

Deputetët e rinj të ardhur nga radhët e LSI në Parlament, pas vendimit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve kanë zhvilluar një mbledhje.

Mësohet se në mbledhje është diskutuar në lidhje me këtë vendim të kreut të shtetit për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Deputeti Lefter Koka ka publikuar pak minuta në rrjetin e social ‘Facebook’ një foto nga mbledhja.

Koka duke thumbuar Metën, shprehet se Shqipëria do të ecë vetëm përpara dhe për këtë i detyrohen shqiptarëve.

‘Shqipëria do të ecë vetëm përpara! I detyrohemi shqiptarëve, rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik të atdheut’, shkruan Koka.