MENU
klinika

Ndryshon drafti

Nuk keni një llogari bankare? Gjobat për secilën kategori

09.06.2019 - 17:50

Personat fizikë/ juridikë tregtarë si dhe organizatat jofitimprurëse me xhiro mbi 2 milionë lekë, të cilat nuk disponojnë një llogari bankare, duhet të drejtohen tek bankat tregtare për tu pajisur me një të tillë.

Së shpejti pritet të hyjë në fuqi ligji, i cili, sipas llogarive të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, prek 36 mijë biznese, ndërsa iniciativa synon ti shërbejë formalizimit të ekonomisë dhe reduktimit të parasë cash.

Sipas draftit, subjektet që regjistrohen rishtazi kanë afat 20 ditë për të hapur llogari bankare dhe ato që janë të regjistruara, duhet të hapin llogari bankare jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë) lekë, ndëshkohen me gjobë, në masën 25 mijë lekë;

b) Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 milionë lekë, ndëshkohen më gjobë në masën 50 mijë lekë;

c) Organizatat jofitimprurëse, rrezikojnë penalitet në masën 37.5 mijë lekë. Nëse subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, ndëshkohet me dyfishin e gjobës së parë. Drafti ka marrë formë finale, dhe pas miratimit në Parlament, do të marrë fuqi ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?

U shtatëfishuan në një dekadë

100 mijë karta krediti në duart e shqiptarëve