Menu

Në rritje me 60%

Bankingu “nga shtëpia”, 551 mld lekë

25.10.2018

Veprimet e “bankingut nga shtëpia” kanë shënuar një vlerë rekord për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e pagesave në distancë arriti në afro 551 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me vitin 2016.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Rritja kishte përmasa të konsiderueshme edhe në numër transaksionesh, që arriti në 2.6 milionë, në rritje me 26% krahasuar me vitin 2016. Modernizimi i shërbimeve bankare dhe përdorimi në rritje i teknologjive po ndihmon në përhapjen e shërbimeve të bankingut në distancë.

Pjesën më të madhe të veprimeve bankare në distancë e zënë transaksionet përmes internet banking. Numri i llogarive bankare të lidhura me internet banking ka arritur 322 mijë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përdorimi i internet banking gjatë vitit 2017 u rrit me 54%. Përdorimi i internet banking është rritur për të nëntin vit radhazi, ndërsa rreth 88% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve.

Mbështetur në numrin e llogarive të lidhura me internetin, vlerësohet se në Shqipëri shërbimet e pagesave në distancë i përdorin rreth 11% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 7% të vitit 2016.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN