MENU
klinika

Video

Maskat “pushtojnë” Korçën, kanë nisur Karnavalet

09.06.2019 - 22:00

Për të dymbëdhjetin vit radhazhi, mijëra qytetarë nga vendi, por edhe të huaj “pushtojnë” qendrën e qytetit të Korçës për të shijuar magjinë e festës së Karnavaleve.

Kështu ka ndodhur edhe këtë vit. 27 grupe pjesëmarrëse jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vendet fqinje si Rumania, Argjentina,Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria zbritën në një paradë madhështore ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me një fabul. Fantazia e personazheve,ngjyrave dhe kostumeve kaloi çdo imagjinatë duke dhuruar një shoW të vërtetë.

Qytetarë të shumtë, veshur për karnavale shprehen se e mirëpresin këtë festë,e cila nga viti në vit vit bëhet më e bukur.

Grupet nga vendet fqinjë i dhanë më tepër atmosferë e gjallëri kësaj feste. Ata shprehen se pjesëmarrja në karnavale dhe Korça e bukur,do të mbetet një kujtim i paharrueshëm.

Festa e karnavaleve në këtë qytet shënon dhe çeljen e sezonit turistik veror. Korça nga viti në vit po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një qytet turistik.

Kryetari i bashkisë Korçë shprehet se numri i vizitorëve të huaj dhe vendas është gjithmonë në rritje.

“Bashkia e Korçës cel sezonin turistik me karnavalet. Ne kemi zgjedhur që ta çelim sezonin tonë turistik me këtë festë tradicionale të cilën ia kemi kthyer përsëri qytetit të Korçës duke i dhënë një përmasë më të madhe të një festivali ndërkombëtar të karnavaleve. Korça gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një destinacion turistik. Ka shumë vizitorë vendas dhe të huaj që po zgjedhin Korçën, jo vetëm për të festuar festat, por edhe për të kaluar fundjavat e tyre. Turizmi po shndërrohet dalëngadalë në një sektor të rëndësishëm dhe unë shpresoj shumë që edhe këtë vit të kemi një sezon të suksesshëm turistik me vizitorë që të vijnë këtu dhe të kalojnë kohën e tyre”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo

Duke tërhequr vëmendjen e gjithsecilit parada e karnavaleve nisi nga Lëndina e Lotëve,u ndal tek pedonalja e qytetit dhe përfundoi tek pazari i Korçës ku u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Madhështia e karnavaleve edhe dje rifitoi statusin e festës simbol të qytetit

*Videoja nga Korça Report

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë