MENU
klinika

FOTO

Nënshkroi anulimin e zgjedhjeve, Meta thirrje ndërkombëtarëve

10.06.2019 - 09:01

Në përfundim të konferencës së jashtëzakonshme për mediat, presidenti Meta nënshkroi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore.

Gjithashtu kreu i shtet theksoi se ky vendim është sipas tij një mjet emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cënojnë pluralizmin politik, ndërsa tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil.

Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi.

Meta u ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.