Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama ka mbajtur një takim 90-minutësh me ambasadorët.
Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi mësohet se Rama ka anuluar axhendën e fushatës për pasditen e sotme.
Takimi i pasditës i lajërmuar për prezantimin e Rakip Sulit në Kamzë nuk do të zhvillohet.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Suli përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook.
Postimi i Sulit:
Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!