MENU
klinika

"Science"

Teletransportimi/ Atomet mund të komunikojnë në distancë

10.06.2019 - 19:20

Realizohet në laborator teletransportimi i informacioneve mes dy atomesh në distancë me njëri tjetrin dhe ky rezultat mundëson që të bëjë edhe më të shpejtë kompjuterët kuantik në të ardhmen, sipas studimit të publikuar në revistën “Science” nga fizikanët e “National Institute of Standards and Technology” (NIST), agjencia e qeverisë amerikanë që merret me teknologjinë.

Studiuesit e NIST, të koordinuar nga Dietrich Leibfried, kanë arritur të transferojnë informacione mes joneve të beriliumit duke i mbajtur të ndarë në një distancë minimale prej 340 të mijtat e milimetrit.

“Transferimi i informacionit shfrytëzon një karakteristikë të veçantë në mekanikën kuantike. Aftësinë e grimcave që të qëndrojnë të lidhura në distancë, e ashtuquajtura korkolepsja kuantike”, shpjegon Leibfried.

Kompjuterët kuantikë bazohen në ligjet e çuditshme të botës së grimcave për të përpunuar shpjetë përllogaritje që kompjuterëve aktualë do u duhej një kohë e barabartë me moshën e universit.

Këta kompjuterë do i bëjnë shumë më të shpejtë mekanizmat e të mësuarit të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe do të mundësojnë të përpunohen ilaçe të reja në pak orë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”