Kryetari i PD Lulzim Basha po mban takim me aleatët opozitarë në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se në këtë mbledhje po diskutohet për situatën aktuale politike dhe për aksionin e ri opozitar. Ai shtoi se opozita mund të planifikojë një tjetër protestë të madhe përpara Kryeministrisë.
Mbledhja e Kryesisë është thirrur për të diskutuar për aksionin e ri opozitar dhe për atë se çfarë do të bëhet për situatën aktuale politike. PD po mendon që të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta. Z.Mediu i ka bërë thirrje më herët presidentit Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve.
Nga aleatët opozitarë do të diskutojnë për situatën politike në vend.
Opozita ndoshta do marr vendim për të mbajtur protestë të madhe përpara Kryeministrisë. Ende nuk kam informacion të qartë saktësisht se çfarë po ndodh në mbledhje.
Mbledhja e Kryesisë së PD bëhet për të vlerësuar situatën aktuale politike.
Kujtojmë se KQZ kundërshtoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve, ndërsa kreu i shtetit theksoi se do të rrijë deri në fund garant i Kushtetutës së vendit.
Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave të tjera të partisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve.