184 pes – Lufta trojane: Troja shkatërrohet dhe digjet – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar përmes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, Odisea, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë).
Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në cikël poemash epike, fragmente që kanë mbijetuar dhe vepra të tjera të letërsisë klasike, përshi Virgjilin dhe Ovidin. Zanafilla e luftës është një grindje mes perëndeshave Athena, Hera, dhe Afërdita, kur Eris, perëndesha e grindjeve, u dha atyre një mollë të artë, e njohur edhe si ‘mollë sherri’, me mbishkrimin “për më të bukurën”.
Zeus caktoi Parisin për të gjykuar se cila nga 3 perëndeshat ishte më e bukura. Parisi zgjodhi Afërditën; në këmbim Aferdita i kishte premtuar atij Helenën, më e bukura e të gjitha grave. Kur Parisi dhe Helena ikin së bashku në Trojë, Agamemnoni, vëllai i Menelaus, udhëhoqi një ekspeditë të trupave akaeanse; mbërriti në Trojë me 1 mijë anije dhe e rrethoi qytetin për dhjetë vjet. Pas vdekjes së shumë heronjve, përfshi Akilin, Ajaksin, Hektorin dhe Parisin, qyteti ra viktimë e dhuratës së kundërshtarit – dhurata ishte një kalë i madh prej druri, me disa ushtarë të fshehur brenda, të cilët kur ra nata hapën dyert e qytetit, duke shpalosur tragjedinë e Trojës.
Njerëzit e lashtë mendonin se Lufta e Trojës ishte ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në shekullin e 13-të apo 12-të pes; ata besonin se Troja ndodhej në afërsi të Dardaneleve, në Azinë e vogël. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të 19-të, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi.
Në 1868, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi rrënojat e Trojës në Hissarlik, Turqi – kjo është pranuar nga shumica e dijetarëve dhe që nga ajo kohë Lufta e Trojës konsiderohet ngjarje e vërtetë; megjithëse zhvillimet që pasuan, siç janë përhapja e trojanëve nëpër botë dhe themelimi prej tyre i qytetërimeve të reja, mbulohen nga mite – thuajse çdo popull në Evropë pretendon se ka prejardhje trojane.
173 – Luftrat Markomanike: Ushtria romake në Moravi rrethohet nga forcat e fisit gjermanik Quadi që shkelën një traktat paqeje. Por një stuhi e fortë bëri që gjermanikët të shpërndaheshin; perandori Marcus Aurelius e përshkroi këtë si “mrekulli e shiut”. Fushatat kundër fiseve gjermanike mbulojnë shumicën e viteve të qeverisjes së Mark Aurelit (161 – 180); ishte gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare që perandori filloi të hedhë në letër meditime filozofike, të cilat kanë arritur deri sot.
1644 – Një letër që mban këtë datë, shkruar nga Evangelista Torrricelli, tregon se ky shkencëtar italian sapo kishte shpikur barometrin.
1788 – Eksploruesi rus Gerasim Izmailov mbërriti në Alaska, duke shënuar krijimin e kolonive ruse të Amerikës në Alaska. Shtetet e Bashkuara e blenë Alaskën nga Rusia më 1867 për 7.2 millionë dollarë. Më 3 maj 1959, Alaksa u bë shtet i SHBA-së
1935 – Në Alpin, Nju Xhersi, shpikësi Edwin Armstrong kryen demonstrimin e parë publik të transmetimit radiofonik FM në Shtetet e Bashkuara. FM është akronim për Frequency Modulation (Frekuenci të Ulta, zakonisht 87,5-108,0 MHz ) që të japin zë me besnikëri të lartë (High Fidelity) për transmetimet në radio.
1937 – Spastrim i madh: Bashkimi Sovjetik nën Stalinin, ekzekuton 8 udhëheqës të ushtrisë.
1970 – Anna Hays dhe Elizabeth Hoisington marrin zyrtarisht detyrën, duke u bërë gjeneralet e para femra në ushtrinë amerikane.
2002 – Antonio Santi Giuseppe Meucci njihet si shpikësi i parë i telefonit nga ana e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Antonio Meucci (1808-1889), emigrant Italian, ishte shpikës dhe mik e bashkëpunëtor i Giuseppe Garibaldit. Meucci kishte vendosur një lidhje elektromagnetike komunikimi me zë midis shtëpisë dhe laboratorit të tij. Por patenta për këtë shpikje e regjistruar në vitin 1871, nuk përmendte se transmetimi zanor ishte elektromagnetik. Pajisja e parë e këtij lloji do të regjistrohej vetëm pas 5 vjetësh, më 1876, nga Alexander Graham Bell.