MENU
klinika

Ç'po ndodh?

“Blindohet” Kosova/ Policia në këmbë, masa të rrepta sigurie

11.06.2019 - 12:10

Miku më i madh i kosovarëve ‘zbarkon’ sot në Kosovë.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili do të pritet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e Clintonit është e dyta në Kosovë.

Vizita e tij ka çuar në këmbë edhe njësitet e sigurisë së vendit. Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.