MENU
klinika

Ka edhe një kishë eshtrash...

Dikur aristokratë, sot skelete zbukuruese

11.06.2019 - 17:03

Në zemër të fshatit çek, Kutna Hora, gjenden disa prej arkitekturave më të bukura në të gjithë Boheminë. Pozicionuar rreth 70 km në lindje të Pragës, vendi mesjetar shfaq një vizion mbresëlënës të kulturës dhe traditës çeke.

Por, mes të ndërtesave të stilit barok dhe kishave mesjetare, ka një tërheqje krejt të veçantë për vizitorët. Nëse ecni nëpër rrugët e ngushta në Sedlec, do ta gjeni veten në një kishë sa të çuditshme aq edhe të frikshme.

 

 

 

 

Kisha e Gjithë Shenjtorëve ka një histori mjaft tërheqëse. Poshtë një shkalle të vogël, në dhomën më të ulët të kësaj kishe katolike, shtrihet Ossuary Sedlec, që zbukurohet me rreth 40.000 skelete njerëzore.

E quajtur “Kisha e eshtrave” historia që qëndron pas kësaj tërheqjeje të errët, daton në vitin 1278, kur mbreti i Bohemisë dërgoi kryemurgun e Sedlec Cistercian Monastery në Jeruzalem.

 

 

 

Thuhet, se ai u kthye me një kavanoz me dhe nga Golgota, vendi ku u kryqëzua Jezu Krishti dhe e përhapi rreth varrezave lokale.

 

 

 

Kur lajmi i “Tokës së Shenjtë” u bë publik, njerëz nga i gjithë rajoni filluan të kërkonin të varroseshin atje.

Kockat, që aktualisht ndodhen në Sedlec Ossuary, u zhvarrosën nga ky vend në shekullin e 15-të, për të bërë hapësirë për zgjerimin e qytetit, si dhe varrime të reja.

 

 

 

Ata me sa duket u vendosën në bodrumin e kësaj kishe gotike, deri në vitin 1870, kur një druvar me emrin Frantisek Rint, u vendos për t’i çgroposur dhe sistemuar ato. Rezultati është skajshmërisht tronditës.

Kjo kishë nëntokësore përmban një llambadar të përbërë tërësisht nga kockat, si dhe kurora dhe kafka të njeriut.

 

 

 

 

Në të majtën e llambadarit, ndodhet një stemë e formuar nga eshtrat e Schwarzenbergs, një familje aristokratike çeke që dikur drejtonte qytetin.

Ndërkohë, në të djathtë qëndron koleksion i kafkave, vendosur mbi njëra-tjetrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale