MENU
klinika

Konferenca për shtyp

A duhen bërë zgjedhje në Shqipëri? Delegacioni gjerman: Secila parti…

12.06.2019 - 14:35

Në Shqipëri ka mbërritur delegacioni gjerman për të parë situatën politike në vend.

Delegacioni ka dalë në një konferencë pë mediat, ku Josip Juratoviç, anëtar i Budenstagut u shpreh se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ashtu sit ë gjithë vendet e rajonit perëndimor.

Shqipëria njëkohësisht edhe tërë rajoni perëndimor është pjesë e Bashkimi Europian, dhe si i tillë gjykojmë se duhet të jetë pjesë e këtij rajoni.

Për mua si njëri që ndiqem nga parimet e vlerave, e njëjta gjë është dhe organizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye dëshiroj të përsëris edhe një herë marrëdhëniet mes parlamentit dhe mes shqiptarëve’, tha Juratoviç.

Më tej për situatën politike në vend, Juratoviç shtoi se zgjedhjet përcaktojnë se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq në vend.

Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq.

Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin.

Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratik’, shtoi Juratovic.