Gjiganti aziatik i shitjeve online Alibaba ”do të flasë” te makinat e Audit, Renaultit dhe Hondës, të shitura në Kinë.
Amazon-i kinez ka njoftuar një marrëveshje me tre prodhuesit e makinave për të sjellë ”smart speaker” dhe asistentin e zërit në bordin e këtyre mjeteve.
“Mekanizmi që do të instalohet në makina quhet ‘Tmall Genie Auto’ dhe bazohet në inteligjencën artificiale”, shpjegon Alibaba në një deklaratë.
Në modelet e këtyre makinave përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin komandat zanore për të kërkuar restorantet më të afërta, për blerjen e biletave të kinemasë, blerje në internet si dhe kontrollimin e pakove në postë ose leximin e një libri për fëmijë.
Në një të ardhme të afërt, sistemi do të monitorojë gjithashtu edhe pajisjet e shtëpisë, nga dritat deri tek ajri i kondicionuar.
Kjo marrëveshje u prezantua në Shangai dhe Japoni gjatë edicionit aziatik të ”Consumer Electronics Show” (CES) gjatë një panairi elektronike.