MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 13 qershor?

13.06.2019 - 08:08

313 – Dekreti i Milanos, nënshkruar nga Konstandini i Madh dhe bashkë-perandori Valerius Licinius që u jep lirinë fetare të gjithë banorëve në Perandorinë Romake, shpallet në Nicomedia (sot Izmit, në veriperëndim të Anadollit).

1525 – Gjermani; prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane.

1774 – Amerikë; Rhode Island bëhet e para koloni britanike e Amerikës së Veriut që ndalon importimin e skllevërve dhe mbyll kufijtë për të penguar trafikimin e tyre.

1894 – Lindi, Jacques Henri Lartigue, fotograf dhe piktor francez, i njohur për fotografitë e tij të garave me automobilë dhe modeleve pariziane të modës. Vdiq më 1986. Punimet e tij shpesh krahasohen për nga stili me ato të shqiptaro-amerikanit Gjon Milit (1904 – 1984), i njohur për fotografi objektesh dhe njerëzish në lëvizje.

1912 – SHBA; Federata Panshqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shtetit Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Themelimi i Vatrës ishte arritur më 28 prill 1912; “dita e fundit e bisedimeve dhe që mund të quhet datë historike e krijimit të Vatrës, e cila kaq shumë i shërbeu atdheut në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtetë patriotike që nuk do të harrohen”. (“Federata Panshqiptare Vatra”, Beqir Meta, Glogus,Tiranë 2002)

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania nis sulm me raketa V-1 ndaj Anglisë. Ishte arma e parë e këtij lloji dhe njerëzit filluan t’i quanin ‘bomba fluturuese’. Vetëm katër nga njëmbëdhjetë raketat e hedhura këtë ditë arritën të godasin objektivat e tyre.

1949 – Ethet e kuqe; Universiteti i Kalifornisë shpall rregullin sipas të cilit të gjithë profesorëve e punonjësve të këtij institucioni u kërkohej të nënshkruanin një dokument ku betoheshin se nuk kishin lidhje me ide ose Parti Komuniste.

1966 – Gjykata e Lartë e Shtetet e Bashkuara pas shqyrtimit të çështjes Miranda ndaj shtetit Arizona, vendosi se policia duhet të informojë të dyshuarit për të drejtat e tyre para t’i marrë në pyetje; Që nga ajo kohë, në momentin e arrestimit, polici duhet ta informojë patjetër personin se ai/ajo ka të drejtë të mos flasë pa praninë e avokatit, pasi çdo gjë që thotë, mund dhe do të përdoret kundër tij/saj në gjyq.

2000 – Italia fal Mehmet Ali Agçan, personi i cili u përpoq të vriste Papën Gjon Pali II në vitin 1981.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale