MENU
klinika

Shkarkimi i Metës

Kuvendi sot 5 orë debat, ç’pritet të ndodhë në seancë?

13.06.2019 - 08:51

Këtë të enjte me vendim të Konferencës së Kryetarëve, Kuvendi do të ketë pikë të vetme të rendit mocionin për debatin mbi vendimin e Presidentit.

Por ndryshe sa ishte paralajmëruar, socialistët nuk shprehen hapur në dokument se do të iniciojnë shkarkimin e Presidentit Meta.

Kuvendi i Shqipërisë, duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedent, që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, konstaton se:

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anuluar zgjedhjet;

Akti i Presidentit, në mënyrë të kundërligjshme ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, ashtu si është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor 2019; Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejt në një proces, që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;

Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës; Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”, shkruhet në rezolutë.

Kjo pikë e fundit e rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi.

KËRKESA

Në rezolutën që do të shqyrtohet sot në seancë plenare është hartuar edhe një rubrikë e posaçme, ku i jepen rekomandime kreut të shtetit.

Në këtë pjesë të rezolutës, Partia Socialiste i tërheq vëmendjen Presidentit dhe i kërkon të mos ndërmarrë më akte të tilla.

“Kuvendi i Shqipërisë u bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019, për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë, duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, shprehet në rezolutë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme