Teksa mori fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, deputetja demokrate Rudina Hajdari ngriti disa pyetje për Presidentin Meta.
Sipas Hajdarit, Meta është në konflikt interesi, pasi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është kryetare e partisë opozitare.
Ndërkohë një “shuplakë” të fortë Hajdari i dha edhe mazhorancës, të cilën e akuzoi duke i thënë se ishin ata që e zgjodhën Metën president, duke i zgjatur kështu jetëgjatësinë politike.
“Sot para nesh kemi një rezolutë që nuk ka ndonjë vlerë juridike, është rezolutë që për mendimin tonë ngre presion, shantazh ndaj presidentit, por dua ta filloj fjalën time duke arsyetuar pse mendojmë ne ky akt i presidenti është që ne vetëm mund ta konstatojmë si kuvend i Shqipërisë.
Gjykimi mbi vendimin e Presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe duhet të jemi shumë të qartë me qytetarët shqiptarë.
E para: pse mendon Presidenti që me këtë veprim e zgjidh krizën, nëse thotë se ky vendim është kat patriotik që zgjidh krizën, më thoni ju që nëse palët nuk ulen, a nuk e fusim vendim më shumë në krizë. Çfarë do ndodhë, nëse nuk arrijmë të gjejmë një zgjidhje, kemi një opozitë jashtë kuvendit që thotë se nuk futen në bisedime me qeverinë, me kush të Rama të largohet çfarë negociatash do të arrijnë këto pale
Pika e dytë që dua ti ngre: më falni president nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë ka ngritur këtë padi, është pjesë e këtij konflikti nuk është ky konflikt i pastër personal?
Unë ngre pyetjen ju përgjigjuni, qytetarët duhet të përgjigjen për këtë, ai duhet të ulet me palët, Kryemadhi është bashkëkryetare e opozitës, duhet të ulet edhe më të, a nuk ishte ky pikërisht debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga ky parlament, që e zgjodhi me vota, pse e zgjodhët?
Për një fakt të vetëm të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, të fuqizonit pozitën e LSI. A nuk ishte presidenti atëherë në konflikt interesi kur zgjodhi gruan e tij kryetare të LSI, pse nuk bëtë mocion në atë kohë, e të thonit prit, se kjo nuk bëhet? Pra ju, maxhoranca u bë palë me LSI me opozitën, bëtë marrëveshje, që të zgjasnit pushtetin tuaj, se nuk ju intereson fare ca bëhet me Shqipërinë.
Fakti që Presidenti nuk dha datë tjetër, unë nuk bëj dot vendime që të them që Presidenti ka bërë akt të rëndë apo të lehtë, ta vendosë kushtetuesja, por unë ngre pikëpyetje?”, thekson Hajdari.