Gjatë fjalë së tij në Kuvend, kryeministri Rama tha se ka dyshime për një plan të mundshëm Berisha-Meta.
Plani i tyre sipas Ramës është largimi i tij nga karrigia e kryeministrit.
Gjatë fjalës në Parlament, Rama foli për atë që ai thotë se është “koka që i duhet ofruar turmës”.
Pjesë nga fjala e Ramës në Parlament:
Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim.
Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike.