Zëri i fuqishëm, buzëqeshja shkëlqyese dhe shpirti lirik – tenori i rrallë i panteonit të vlerave të trashëgimisë botërore.
Jeta e artistit të madh Luciano Pavarotti, së shpejti do të vijë për të gjithë artdashësit dhe admiruesit e muzikës klasike, përmes një dokumentari, nëpër kinematë botërore, sipas Anadolu Agency (AA).
Jeta e jashtëzakonshme e Pavarotit, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, fitues i çmimit “Oscar”.
Howard, regjisor i filmave “Mendja e Bukur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për entuziastët e filmit, Pavarotin përtej identitetit muzikor, duke përfshirë rrëfimin për jetën para se të bëhej i famshëm.
Dokumentari “Pavarotti” do të sjellë para publikut intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë.