MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?

14.06.2019 - 08:10

1158 – Duka i Saksonisë dhe Bavarisë, Henri ‘Luani’, themelon qytetin Mynih në brigjet e lumit Isar pranë një kuvendi murgjish benediktinë – Kështu qyteti mori dhe emrin Munich (bavarisht ‘Minga’ – Murg). Mynihu është kryeqyteti i shtetit gjerman të Bavarisë dhe qyteti i tretë më i madh në Gjermani, pas Berlinit dhe Hamburgut.

1775 – Lufta Revolucionare Amerikane: Kongresi Kontinental krijon forcat e armatosura duke shënuar lindjen e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Të nesërmen, Xhorxh Uashingtoni emërohet komandant i përgjithshëm.

1777 – Flamuri me 13 shirita të bardhë e të kuq dhe 13 yje të bardhë në sfond blu, miratohet nga Kongresi si Flamuri i Shteteve të Bashkuara. Me shtimin e shteteve do të shtoheshin edhe shiritat dhe yjet. Sot ky flamur ka 50 yje dhe 50 shirita që përfaqësojnë 50 Shtetet e Bashkuara.

1789 – Uiski i distiluar nga misri u prodhua për herë të parë nga kleriku amerikan Elia Craig, dhe u quajt Bourbon sepse kleriku Craig banonte në qarkun Bourbon të shtetit Kentucky.

1830 – Fillimi i kolonizimit francez të Algjerisë: 34 mijë ushtarë francezë fillojnë pushtimin e Algjerit, duke zbarkuar rreth 27 kilometra në perëndim. Kolonizimi francez, nën sisteme të ndryshme qeverisëse, do të zgjaste deri më 1962 kur Algjeria shpalli pavarësinë nga Franca.

1846 – Kolonët anglezë në Sonoma, Kaliforni, fillojnë një rebelim kundër Meksikës dhe shpallin Republikën e Kalifornisë. Por Republika nuk jetoi gjate; në të njëjtin vit shpërthen lufta meksikane-amerikane; lufta zgjati deri më 1848 dhe përfundoi me përfitime për SHBA-në – më 9 shtator 1850, Kalifornia i bashkohet 30 shteteve të tjera të Amerikës, dhe sot është shteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga territori, pas Alaskës dhe Teksasit. Një në tetë amerikanë banon në Kaliforni – kështu i bie të ketë 38 milionë banorë.

1872 – Kanadaja legalizon sindikatat e punëtorëve.

1928- Lind Ernesto “Che” Guevara. I njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore.

Çe mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartëmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar “Ne do të bëhemi si Che”. Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Çe, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Çe Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë..

I diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961; ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri.

Çe u vra më 1967 në Bolivi.

Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të; ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Parisi bie nën pushtimin gjerman, dhe forcat aleate tërhiqen. Po këtë ditë, Bashkimi Sovjetik paraqet një ultimatum për Lituanisë që rezulton në humbjen e pavarësisë lituaneze. Gjithashtu, më 14 qershor, një grup prej 728 të burgosur politikë polakë nga Tarnow bëhen banorët e parë të kampit të përqëndrimit Aushvic (3 milionë njerëz do të linin eshtrat në Aushvic deri në vitin 1945).

1951 – SHBA: Kompjuteri i parë komercial, UNIVAC I, u vu në përdorim – pak javë më pare kompjuteri ishte instaluar në Zyrën e Regjistrimit të popullsisë. Në vitin 1952, UNIVAC I u përdor nga rrjeti CBS për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – kompjuteri parashikoi se Eisenhower do të fitonte me shumicë të madhe votash ndaj Adlai Stevensonit edhe pse anketat tregonin se Stevenson gëzonte më shumë popullaritet. Ky parashikim i saktë me kompjuter shtoi gjithashtu ndërgjegjësimin publik mbi teknologjinë e informatikës.

1962 – Themelohet në Paris Organizata Evropiane për Kërkime në Hapësirë – sot Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale