Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka përkujtuar sot gjetjen e 75 trupave të shqiptarëve në varrezën masive në Petrovo Selë.
Përmes një postimi në Facebook, Scott shkruan se në mesin e viktimave ishin edhe tre vëllezërit Bytyçi.
Ai bën thirrje që vrasja e tyre të zbardhet dhe autorët të dënohen.
Ambasadori amerikan aktual në Serbi shpesh herë ka bërë thirrje që drejtësia serbe të dënojë krimet e luftës, përpos se ka bërë thirrje edhe për luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 kosovarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat”, shkruan ai.