MENU
klinika

LETRA

Meta shpërndan Kuvendin? Presidenca bën lëvizjen e radhës në KQZ

14.06.2019 - 14:22

Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes kësaj shkrese zyrtare, Presidenca i kërkon KQZ-së t’i vihet në dispozicion lista shumë-emërore e deputetëve.

Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për cdo zonë zgjedhore për çdo subjekt.

Lëvizja e radhës e presidencës, vjen një ditë pasi Kuvendi vetoi me 100 vota pro rezolutën kundër Kreut të Shetit, e cila e bën nul vendin dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.