MENU
klinika

Deklarata

Kosovë-Serbi/ Thaçi: Të rinisin bisedimet pa kushte!

14.06.2019 - 16:36

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thekson se bisedimet me Serbinë duhet të zhvillohen pa kushte paraprake.

Pak ditë para Samitit të Parisit, ku liderët e Rajonit do të takohen me kancelaren gjermane dhe presidentin francez, Thaçi shprehet për mediat në Tiranë se një marrëveshje mes dy vendeve i hap rrugën Kosovës për t’u aderuar në organizatat ndërkombëtare.

Kreu i shtetit përveç angazhimit të BE-së kërkon edhe bashkëpunimin e SHBA për t’u arritur një marrëveshje e pranuar nga Prishtina dhe Beogradi.

“Dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, me suaza të barabarta si dy vende të barabarta si dy vende të pavarura dhe sovrane. Një koordinim maksimal i BE dhe SHBA do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Thaci.

Numri një i shtetit të Kosovës ka vlerësuar me dekorata personalitetet shqiptare nga politika, media dhe sektorë të tjerë për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ndërsa ish-kryeministri Fatos Nano, nuk u paraqit për të marrë dekoratën e vlerësimit edhe pse kishte marrë ftesën!