MENU
klinika

“Teatri tranzit”

Ansambli lë skenën

14.06.2019 - 17:07

     Një mëngjes tjetër, i një ditë të re… Kjo e premte erdhi aspak e zakontë, për 10 instrumentistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ata e nisën ditën në një kohë thuajse, me shoferët e linjave urbane të Tiranës – kjo, një ditë pune për ta.

Skena e sotme është stacioni i ish-Uzinës, në zonën e 21-Dhjetorit dhe pikërisht, në një autobus-urban të linjës “Kombinat-Kinostudio”. Është muaji i muzikës, ndaj artistët u kanë ofruar pak muzikë udhëtarëve të rastit, me këngë dhe pjesë muzikore qytetare, nga mbarë trevat shqiptare. Në fillim, ata ishin vetë pasagjerë dhe muzikantë, por nuk vonuan qytetarët që rendnin nxitimthi për të kapur oraret e mëngjesit. Ishte befasuese për ta, një autobus linje me muzikë dhe artistë që luanin në vegla muzikore vetëm për ta.

 

 

 

“Menduam që edhe në kuadër të njohjes së këtij muaji, si muaji i muzikës për qershorin, që jo të gjithë e njohin si të tillë, t’ua prezantojmë edhe qytetarëve të Tiranës. Është një mundësi e mirë, që të niset mëngjesi me muzikë edhe pse jo me muzikën tonë shqiptare. Shpresojmë të jetë një nismë që ta vazhdojmë edhe me artistë të tjerë. Pasagjerët fillimisht ngurronin, duke menduar se ishte xhirimi për ndonjë videoklip, por më pas na përgëzuan për këtë nismë. Artistët, besoj se e mirëpresin çdo lloj hapësire ku mund të performojnë ata vetë”, – është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ndërkohë, pasagjerët nuk vonuan të mbushnin autobusin. Me ritmin e shpejtë të mëngjesit, ata e shijuan dhe e vlerësuan këtë zgjedhje, madje do të pëlqenin që të tilla udhëtime, të jenë sa më të shpeshta.

 

 

 

“Ditë shumë e veçantë, ditë e mirë, të lehtëson. Janë këngë që mungojnë, duhet të jenë më të shpeshta” -thotë një qytetar. “Jemi shumë të kënaqur. Gjëra të tilla, të bëhen sa më shpesh… Ia vlen, se njerëzit janë të shqetësuar, të lodhur. Është gjëja më e mirë, uroj që ta organizoni më mirë, se do t’i lehtësoni edhe njerëzit”.

“Artistët t’i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë, na japin humor dhe i kemi për zemër, çdo ditë edhe çdo natë”.

Ndërsa, drejtuesi i orkestrës teksa shprehet, se vendi i artistit është skena, shton se organizimi është shumë i bukur, sepse rëndësi ka që të luhet muzikë.

 

 

 

“Eksperiencë e bukur, duket… Jemi mbledhur e gjithë orkestra e Ansamblit dhe do të performojmë pak ndryshe, hera e parë që luajmë me publik. Edhe pse këndojmë, kur udhëtojmë për qejfin tonë. Mbase, ky mund të cilësohet si muaji i muzikës, por për ne, të dymbëdhjetë muajit e vitit i kemi vetëm muzikë. Për ne nuk ndryshon asgjë, vetëm për njerëzit që janë të rastësisht, që ndihet pak ndryshe.

Për ne, sigurisht që ka rëndësi se ku performojmë. Mirë do të ishte, se ne jemi artistë dhe skena, do të ishte e padiskutueshme, por nuk është keq, kudo që të jetë. Ne kemi gjatë gjithë kohës turne, brenda edhe jashtë vendit”, – thotë për mediet, violinisti Alban Tahiri, drejtues i orkestrës./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale