MENU
klinika

Aplikacioni

Aplikacioni “Houseparty” blihet nga krijuesit e “Fortnite”

14.06.2019 - 17:19

Aplikacioni për video komunikim Hoseparty, është blerë nga Epic Game, që janë krijuesit e Fortnite, për ta zgjeruar avancimin e kësaj loje.

Kohëve të fundit, Hoseparty mundësonte më mirë zhvillimin e sistemit të lojës, me më shumë kontakt mes përdoruesve dhe ndarje ekrani, për pamje më të mirë. Megjithëse nuk janë treguar detajet e planeve, thuhet se do të përdoret për ta bërë lojën sa më argëtuese.

Që kur është lansuar, Hoseparty ishte një aplikacion shumë i kërkuar, derisa nuk i’u tejkalua popullariteti nga Periscope.

Aplikacioni që mundëson kontaktin me tetë persona, nuk është më i veçanti në botë, mirëpo ishte shumë i kërkuar nga përdoruesit e rinj.

House party që është shkarkuar 35 milionë herë, që kur u lansua në iOS dhe Android, pritet të sjellë ndryshime të shumta në Fortnite, që vazhdon të jetë një video lojë shumë famshme.