Ledri Vula, Lorik Cana dhe aktori Edi Kastrati janë nderuar mbrëmjen e djeshme me çmimin “Nderi i Gjakovës”.
Këta dhe disa personalitete të tjera kanë marrë çmimin mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kosovës.
Ceremonia është organizuar nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Ka qenë aktori i njohur, Edi Kastrati, i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shpërblimet që kanë marrë nga kjo ceremoni.
“I nderuar kryetar Ardian Gjini, në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen. Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë”, ka shkruar Kastrati në postimin e tij.
Edhe këngëtari i njohur Ledri Vula ka postuar një foto në Instagram së bashku me Lorik Canën ku tregon dhe çmimin qe ka marr në Gjakovë.
“I përulur dhe i nderuar gjithmonë. Faleminderit Gjakovë”– shkruan ai.