MENU
klinika

"Mund të ketë përplasje të rrezikshme"

Ish-presidenti paralajmëron: Gjendja në pikën kritike!

15.06.2019 - 15:49

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për ‘Kosovapress’ foli në lidhje me gjendjen në Shqipëri dhe përplasjet e fundit mes presidentit Meta dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Nishani deklaroi se Shqipëria sipas tij, sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet, pasi çdo neglizhencë mund të sjell një përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipëërisë të udhëhequr nga Edi Rama.

Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka cuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilen asnjëherë nuk e ka pasur deri me tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme“, deklaroi Nishani.