Manchester United duket se ka gjetur pasardhësin e Paul Pogba.
Ai është mesfushori 23-vjeçar argjentinas Giovani Lo Celso, në pronësi të skuadrës së Rosario deri më 30 qershor të këtij viti. Lojtari, sezonin e fundit luajti në La Liga me ekipin e Betis, ku ishte huazuar.
Gjithsesi, skuadra spanjolle ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e lojtarit, duke shfrytëzuar klauzolën në favorin e saj, duke blerë nga 1 korriku 100% kartonin e lojtarit.
Kjo aventurë në La Liga mund të mbyllet shumë shpejt, pasi Lo Celso pritet të transferohet në Premier League sezonin tjetër.
Sipas “Estadio Deportivo”, skuadra e United ka ofruar 60 milionë euro për talentin argjentinas, për të siguruar transferimin e Lo Celso që në qershor, në mënyrë që ai të jetë gati kur të nisë grumbullimi.
United duket se ka marrë ”OK” nga lojtari, ndaj tani i duhet të negociojë me Betis për të siguruar shërbimet e mesfushorit.