MENU
klinika

Bardhezinjtë 'lëshojnë dorën'

Ikën Allegri, vjen trajneri serb/ Juventus revolucion ‘nga themelet’

06.05.2019 - 21:54

Vera e ardhshme pritet të dhurojë një nga merkatot më të nxehta në vitet e fundit.

Presidenti Andrea Agnelli fillimisht do të sqarojë çështjen e trajnerit ku në ditët e ardhshme ka programuar një takim me Allegrin.

Për trajnerin italian ka dalë në skenë PSG që është zhgënyer së tepërmi nga Thomas Tuchel.

Mg Udine 06/10/2018 – campionato di calcio serie A / Udinese-Juventus / foto Matteo Gribaudi/Image Sport
nella foto: Massimiliano Allegri

Megjithatë bardhezinjtë  kanë projektuar zëvendësuesin e tij dhe nëse italiani largohet, do të kontaktojnë serbin Sinisa Mihajlovic.

Përveç trajnerit Allegri edhe disa lojtarë me peshë pritet të marrin valixhet dhe të largohen nga “Zonja e Vjetër”

Më i mundshmi për tu larguar htë i Miralem Pjanic, që pëlqehet shumë nga Reali i Madridit, sikundër dhe Joao Cancelo, largimi i të cilit jepet tani shihet si i sigurtë. Për portugezin ka nisur realisht të luhet derbi i Manchesterit në merkato, me Juven që shpreson të fitojë nga një ankand i tillë rreth 20 milionë euro më tepër nga sa e bleu.

Në dyshim mbetet edhe qëndrimi në Torino i Douglas Costa dhe ai i Paulo Dybala, për të cilin Bayern Munich ka shprehur interes të madh ndërohë që United është gati të ofrojë 100 mln euro.

konica sportkonica sport mobile

Drejt largimit definitiv projektohet edhe Gonzalo Higuain me Chelsea-n që mund të aktivizojë të drejtën për të zgjatur huazimin e tij edhe me një vit tjetër ose ta blejë atë për 36 milionë euro.

Megjithatë bardhezinjtë po punojnë edhe për merkaton në hyrje, ku Paratici po mendon ta plotësojë boshllëkun e Pjanic me afrimin e Adrien Rabiot, ndërkohë që është siguruar Ramsey i Arsenalit.

Nuk ngelet pas as ëndrra Pogba që këtë verë mund t’i japë lamtumirën United. Për mbrojtjen mbetet prioritet talenti i Ajaxit De Ligt por ai shihet shumë pranë kalimit tek Barcelona.

Për repartin e sulmit prioritet mbetet Federico Chiesa për të cilin Fiorentina kërkon 80 mln euro.

Edhe vetë talenti italian ka kërkuar një pagë të ‘majme’ prej 7 mln eurosh në sezon, me Juventusin që është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat ndërsa për të bindur Fiorentinën, bardhezinjtë do të ofrojnë kartonin e Orsolinit.

“Zonja e Vjetër” po përgatit një revolucion të vërtetë në merkaton e verës për të synuar suksesin në Champions League dhe lëvizjet e para kanë nisur që tani.