MENU
klinika

Gardiani italian

Nuk po rinovon me PSG/ Buffon rikthehet tek Juventus?

25.04.2019 - 20:18

Gianluigi Buffon është në bisedime me Paris Saint Germain, për të vazhduar kontratën, por në skenë ka dalë emri i Juventus.

Sipas SportMediaset, portieri 41-vjeçar mund të rikthehet tek bardhezinjtë, por kësaj here në rol drejtuesi. Agjenti i tij Silvano Martina do të jetë në Paris javën e ardhshme për të diskutuar rreth të ardhmes të portierit italian.

Nëse Buffon nuk nënshkruan një kontratë të re me Paris Saint-Germain, atëherë ai pritet të kthehet në Torino si drejtor i Juventusit.

Në Torino, ish-gardiani i portë bardhezi do të ishte gjithmonë i mirëpritur dhe si bashkëpunëtor kryesor do të kishte ish-shokun e ekipit, Pavl Nevded.

“Kam kaluar nëntë muaj në një qytet të mrekullueshëm, u mirëprita ngrohtësisht dhe tregova shumë dashuri. Jam shumë i lumtur që kam bërë zgjedhjen për të ardhur në Paris.

Doja të përjetoja një mjedis të ri të futbollit dhe një qytet të ri në jetën time dhe unë duhet ta pranoj, i kam plotësuar këto nevoja.

Doja të dilja nga zona ime e rehatisë dhe të mësoja gjëra të reja. Kam mësuar frëngjisht dhe e di që në të ardhmen e gjithë kjo përvojë do të më ndihmojë”, është shprehur Buffon.

Edhe pse portieri bardhezi u transferua me shumë bujë në Paris, ai po mendon seriozisht të ‘varë dorezat në gozhdë’ dhe të rikthehet tek ‘Zonja e Vjetër’.